Si ta kontrolloj nëse pajisja ime me iOS i pranon kartat eSIM dhe e ka operatorin e zhbllokuar?

Për të mësuar nëse pajisja juaj iOS i pranon kartat eSIM dhe e ka operatorin të zhbllokuar, do t’ju duhet të:

  • Shkoni te “Parametrat”> “Të përgjithshme”> “Rreth”.
  • Lëvizni poshtë për të parë seksionin “Kyçja e operatorit”.
  • Duhet të thotë “NUK KA kufizime për kartën SIM”, që do të thotë se pajisja është e shkyçur.
  • Lëvizni poshtë për të parë seksionin “KARTA SIM E DISPONUESHME” (iOS 15 dhe më të reja) ose “KARTA SIM DIXHITALE”(versione iOS më të vjetra). Duhet të përmbajë një IMEI te “KARTA SIM E DISPONUESHME” ose “KARTA SIM DIXHITALE”, që do të thotë se pajisja i pranon kartat eSIM.

Në varësi të aftësisë së pajisjes, nëse keni më shumë se një kartë SIM në pajisje, mund t’ju duhet të çaktivizoni/hiqni përkohësisht një prej kartave SIM, përpara se të përpiqeni të shkarkoni kartën eSIM.

 

Nëse keni pyetje, mos ngurroni të kontaktoni ekipin e mbështetjes.

Pyetje të ngjashme

Tema të tjera

Ju duhet akoma ndihmë?

Na kontaktoni dhe ekipi ynë i mbështetjes së klientit do t'ju kontaktojë sa hap e mbyll sytë.
Na dërgoni një mesazh
Të drejtat e autorit Airalo © 2024