Për ta mbajtur të sigurt llogarinë në Airalo, do të të njoftojmë kur të shohim një hyrje të re.
Nëse ke marrë një email për një hyrje të re, ka mundësi të kesh hyrë në llogari nga një vendndodhje ose pajisje e re.
Do të të dërgojmë një email me datën, orën, vendndodhjen dhe pajisjen e përdorur për hyrjen. Mund të përfshijë gjithashtu një kod verifikimi që kërkohet për të hyrë.
Çfarë duhet të bëj nëse e marr këtë email?
Nëse e di kush ka hyrë, nuk ke pse ndërmerr asnjë veprim. Thjesht nëse kërkohet, fut kodin e verifikimit për të përfunduar hyrjen.
Nëse nuk e di kush ka hyrë, të rekomandojmë të rivendosësh menjëherë fjalëkalimin për të siguruar llogarinë. Kjo do të nxjerrë të gjitha pajisjet nga llogaria dhe do të parandalojë aksesin e paautorizuar.
Po sikur të mos e gjej emailin me kodin e verifikimit?
Kodi i verifikimit do të të dërgohet tek emaili që ke përdorur për llogarinë në Airalo.
Nëse nuk e gjen emailin, kontrollo skedarin e emaileve të padëshiruara, të pakërkuara, ose atë të promocioneve. Ndonjëherë, mund të ndodhë një vonesë e vogël, ndaj mund të të duhet të presësh disa minuta. Gjithashtu, mund ta ridërgosh kodin nga ekrani i hyrjes.
Nëse nuk e ke marrë akoma kodin, kontakto ekipin e mbështetjes.
Si mund ta siguroj llogarinë time në Airalo?
Mund të ndërmarrësh hapat e mëposhtëm për të ndihmuar me sigurinë e llogarisë:
- Përdor një fjalëkalim të fortë e të veçantë dhe përditësoje rregullisht.
- Shmang fjalëkalimet që hamendësohen lehtë ose përmbajnë pjesë të emrit ose të dhënave të tua personale.
- Sigurohu që llogaria e emailit që ke lidhur është e sigurt me një fjalëkalim të fortë dhe funksione shtesë sigurie si verifikimi me dy faktorë.
- Kontrollo pajisjet e besuara që kanë akses te llogaria jote në Airalo dhe hiqi ato që nuk i njeh.
- Mos i ndaj kurrë të dhënat e hyrjes në Airalo me askënd.
Çfarë të bëj nëse shoh aktivitet të dyshimtë në llogarinë time?
Nëse sheh aktivitete të tjera të dyshimta në llogari, si blerje të panjohura, të rekomandojmë të rivendosësh fjalëkalimin menjëherë.
Për blerjet e panjohura me llogarinë, kontakto ekipin e mbështetjes. Mund të të duhet t'u japësh detaje dhe informacione shtesë që të të ndihmojmë sa më mirë.
Nëse ke pyetje apo shqetësime të tjera, mund të na kontaktosh gjithmonë. Jemi në dispozicion 24/7 dhe gjithmonë gati për të të ndihmuar.