Për t'i mbajtur llogaritë në Airalo të sigurta, mund të të njoftojmë kur të shohim një hyrje të re në llogarinë tënde.
Nëse ke marrë një email për një hyrje të re, ka mundësi të kesh hyrë në llogari nga një vendndodhje ose pajisje e re.
Kur të shohim një hyrje të re, do të të dërgojmë një email me datën, orën, vendndodhjen dhe pajisjen e përdorur për hyrjen.
Çfarë duhet të bëj nëse e marr këtë email?
Nëse e di kush ka hyrë, nuk ke pse bën gjë.
Nëse nuk e di kush ka hyrë, të rekomandojmë të rivendosësh fjalëkalimin për të siguruar llogarinë. Kur të rivendosësh fjalëkalimin, do të dalësh nga llogaria në të gjitha pajisjet.
Çfarë të bëj nëse shoh aktivitet të dyshimtë në llogarinë time?
Nëse sheh aktivitete të tjera të dyshimta në llogari, si blerje të panjohura, të rekomandojmë të rivendosësh fjalëkalimin menjëherë.
Për blerjet e panjohura me llogarinë, kontakto ekipin e mbështetjes. Mund të të duhet t'u japësh detaje dhe informacione shtesë që të të ndihmojmë sa më mirë.
Nëse ke pyetje apo shqetësime të tjera, mund të na kontaktosh gjithmonë. Jemi në dispozicion 24/7 dhe gjithmonë gati për të të ndihmuar.