Çfarë të bëj nëse nuk e fshi dot një kartë eSIM nga Airalo në pajisjen time Samsung Galaxy S22?

Disa përdorues të pajisjeve Samsung Galaxy S22 kanë raportuar një problem të njohur ku nuk mund të fshijnë një profil të kartës eSIM nga Airalo nga pajisja e tyre ose menaxheri i tyre i kartave SIM nuk ngarkohet dot për shkak të një defekti në softuer.  Ky problem mund të jetë acarues, por mos u shqetësoni. Ka zgjidhje të disponueshme për t'ju ndihmuar të menaxhoni kartat eSIM derisa të lëshohet një përditësim softueri nga Samsung për të zgjidhur problemin. Kontrolloni për përditësime softueri. Nëse ka përditësime të disponueshme, shkarkojeni dhe instalojeni.
  1. SHKONI te “Parametrat”.
  2. LËVIZNI POSHTË dhe PREKNI Përditësimi i softuerit.
  3. PREKNI Shkarko dhe instalo.
Hiqni/Shtoni një kartë SIM fizike. Kjo do të detyrojë menaxherin e kartave SIM të ringarkohet.
  1. FUTNI pineskën e heqjes së kartës SIM në vrimë për të nxjerrë folenë.
  2. TËRHIQENI me kujdes nga foleja.
  3. SIGUROHUNI që të ketë një kartë SIM fizike në fole.
  4. FUTENI folenë sërish në vend.
Rinisni pajisjen tuaj. Një fikje dhe ndezje e thjeshtë e pajisjes mund të zgjidhë çdo problem teknik.
  1. SHTPYNI dhe MBANI SHTYPUR çelësin anësor dhe butonin e uljes së volumit njëkohësisht.
  2. PREKNI “Rinis”.
  3. PREKNI sërish opsionin “Rinis”.
Rivendosni parametrat e rrjetit. Kjo do të rivendosë të gjitha parametrat e rrjetit, përfshirë Wi-Fi, internetin celular dhe Bluetooth-in.
  1. SHKONI te “Parametrat”.
  2. LËVIZNI POSHTË dhe PREKNI Menaxhimi i përgjithshëm.
  3. PREKNI “Rivendos”.
  4. PREKNI “Rivendos parametrat e rrjetit”.
  5. PREKNI “Rivendos parametrat” për ta konfirmuar.
Nëse problemi me fshirjen e kartës eSIM nga Airalo vazhdon edhe pas kryerjes së hapave më sipër, kontaktoni Samsung-un ose operatorin tuaj, sepse problemi mund të ketë lidhje me softuerin e pajisjes. Nëse keni pyetje, mos ngurroni të kontaktoni ekipin e mbështetjes dhe ne do t'ju ndihmojmë me kënaqësi.

Pyetje të ngjashme

Tema të tjera

Ju duhet akoma ndihmë?

Na kontaktoni dhe ekipi ynë i mbështetjes së klientit do t'ju kontaktojë sa hap e mbyll sytë.
Na dërgoni një mesazh
Të drejtat e autorit Airalo © 2021
  • x