Disa ofrues eSIM-esh kërkojnë që eSIM-et të përdoren brenda një periudhe të caktuar kohore pas blerjes. Kjo do të thotë të jesh i lidhur në mënyrë aktive me një rrjet, jo thjesht të jetë i instaluar në një pajisje.
Nëse një eSIM nuk përdoret brenda kësaj periudhe kohore, do të riciklohet. Kjo do të thotë që s'mund të përdoret më nga personi që e bleu.
Pse riciklohen eSIM-et?
Riciklimi i eSIM-eve ndihmon ofruesit të menaxhojnë eSIM-et që kanë të disponueshme dhe promovon përdorim më efikas të rrjetit.
Airalo nuk ka kontroll mbi riciklimin e një eSIM-i.
Nga ta di nëse një eSIM do të riciklohet?
Përpara se të blesh një eSIM, mund të kontrollosh nëse ka një politikë riciklimi në të dhënat e paketës. Kjo përfshin kohën që ke për të filluar përdorimin e eSIM-it.
Nëse ke blerë një eSIM me një politikë riciklimi, shko te të dhënat e eSIM-it tek aplikacioni për të kontrolluar edhe sa kohë ke përpara se të fillosh me përdorimin.
Sa kohë kam përpara se të riciklohet një eSIM?
Periudha kohore e riciklimit mund të ndryshojë, në varësi të ofruesit, shpesh është 90 ditë nga koha e blerjes, por sigurohu që të kontrollosh kohën specifike të riciklimit të eSIM-it.
A mund t'i rimbush eSIM-et që riciklohen?
Po, mund t'i rimbushësh eSIM-et që mund të riciklohen.
Pasi të skadojë periudha e vlefshmërisë së paketës, do të rivendoset periudha kohore e riciklimit.
Për shembull, nëse kishe 90 ditë kohë për të filluar përdorimin e eSIM-it, zakonisht ke 90 ditë për të filluar përdorimin e një pakete me rimbushje.
Çfarë ndodh nëse nuk e përdor ose rimbush një eSIM?
Nëse nuk e përdor ose rimbush eSIM-in deri në datën e specifikuar, do të riciklohet dhe do të humbësh mundësinë për ta përdorur eSIM-in.
Nëse eSIM-i riciklohet, do të të duhet të blesh një eSIM të ri për të marrë mbulim në të njëjtën vendndodhje.
Nëse ke pyetje për riciklimin e eSIM-it ose ndonjë temë tjetër, mos ngurro të kontaktosh ekipin e mbështetjes. Jemi në dispozicion 24/7 dhe gjithmonë gati për t'ju ndihmuar.