Si funksionon një eSIM: Gjithçka që duhet të dini

Të qëndruarit i lidhur gjatë kohës jashtë ka qenë një sfidë e vjetër për udhëtarët. Nga sfidat e blerjes së një karte vendase SIM deri te tarifimi i kripur i operatorëve kombëtarë për shërbimin ndërkombëtar, nuk dukej asnjë zgjidhje e mirë sheshit.

Përveç kësaj. Në fakt, kartat eSIM janë përdorur prej vitesh, por tani po marrin vëmendjen që meritojnë.

Keni menduar ndonjëherë si funksionon një kartë eSIM? Lajm i mirë!

Këtu keni gjithçka që ju duhet të dini për këtë teknologji të shkëlqyer që thjeshton udhëtimin dhe ju mban të lidhur kur jeni në lëvizje.

 

Çfarë është një eSIM dhe pse ka rëndësi?

Të gjithë telefonat kërkojnë një kartë SIM për të aksesuar internetin dhe shërbimin celular. Në shumicën e rasteve, përdoruesit duhet të vendosin fizikisht këtë copë delikate hardueri në mbajtëse dhe pastaj në telefonin e tyre. (Nëse po përdorni një telefon të vjetër, mund t'ju duhet të hapni pjesën mbrapa dhe ta futni me rrëshqitje në fole.)

E dini procedurën. Mund të jetë super e lodhshme kur e kaloni vazhdimisht kartën SIM Nga njëri telefon në tjetrin … ose kur kaloni nga njëra kartë SIM në tjetrën.

Ndryshe nga to, eSIM është një kartë e ngulitur SIM – një çip i vockël që vihet direkt në bordin e qarkut të telefonit. Shumë telefona më të rinj i kanë bashkë me mbajtësen tradicionale SIM.

eSIM ka disa avantazhe ndaj kartave tradicionale SIM. Për shembull:

  • Mund të ruani plane të shumta interneti për eSIM-in: Nuk jeni të kufizuar vetëm ndaj një plani si me kartën fizike.
  • Ato lejojnë telefonë më të fuqishëm: Një kartë eSIM zë shumë më pak hapësirë se një kartë SIM me mbajtësen që del me rrëshqitje. Një prej arsyeve që fitojnë popullaritet është mundësia që u japin prodhuesve për të rritur madhësinë e komponentëve të tjerë … si bateria.
  • Nuk ka më ngatërresa me komponentët e harduerit: Fatmirësisht, telefonat më të rinj nuk ju kërkojnë më të hapni pjesën e pasme, duke ekspozuar kështu komponentët ndaj elementeve. Madje edhe më mirë, karta eSIM eliminon mundin për të gjetur një gjilpërë që hyn në vrimën e mbajtëses për ta hapur.
     

Si funksionon një eSIM?

Nëse eSIM-i është një kartë fizike SIM e kthyer në digjitale, atëherë a funksionon eSIM-i njësoj?

Na e bëjnë shumë këtë pyetje. Dhe përgjigjja e shkurtër është: Po.

Të gjithë telefonat që mbështetin eSIM-in kanë opsionin për të shtuar një plan celular te "Cilësimet". (Këtu keni udhëzimet e veçanta për iPhone-ët.) Kur blini një plan interneti nga tregu Airalo, do të mund ta instaloni kartën eSIM direkt nga aplikacioni, nëpërmjet një kodi QR ose manualisht duke vendosur informacionin tuaj të kartës SIM. Duhet vetëm disa çaste dhe ju jep një plan me një sasi të caktuar interneti celular për një kohë të dhënë (në varësi të paketës).

Duhet të dini:

  • Plani i internetit është tërësisht i ndarë nga operatori juaj i zakonshëm: Nuk ka tarifa të tepruara ndërkombëtare për internetin dhe madje mund të vazhdoni të përdorni numrin tuaj të telefonit.
  • eSIM-i lidhet me rrjetet vendase: Kartat eSIM nga Airalo funksionojnë në mbi 200 vende, duke e bërë qasjen në internet më të shpejtë se kurrë.
  • Airalo është pa kontratë dhe mund ta rinovoni planin e internetit në eSIM në çdo kohë: Duhen më pak se pesë minuta për të rimbushur një plan ose për të ndërruar planin me një tjetër.

A është karta Dual SIM njësoj si eSIM-i?

Jo domosdoshmërisht.

Duam SIM nënkupton thjesht një telefon që mund të mbështetë disa karta SIM. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se karta e dytë SIM është një eSIM. Shumë telefona mbështetin kartën e dyfishtë SIM, por jo eSIM-in. Ato kanë dy slote për kartë fizike SIN – do të mund t'i dalloni lehtësisht në mbajtëse.

Telefonat e tjerë me kartë të dyfishtë SIM-i e suportojnë SIM-in, madje edhe dy karta eSIM njëherësh.

Çfarë telefonash përdorin eSIM?

Lista përditësohet vazhdimisht, por mund t'i referohrni gjithmonë listës sonë prej pajisjeve që mbështetin eSIM-in

(Shikoni këtu 12 telefonët më të mirë të zgjedhur nga ne që mund të përdorin eSIM.)

Ku mund (dhe ku nuk mund) të përdoret një eSIM?

Aktualisht mund të blini plane eSIM-i në mbi 200 vende dhe rajone nga dyqani Airalo. Në përgjithësi kartat eSIM mbështeten nga operatorët e rrjeteve të mëdha në shumicën e vendeve evropiane, si dhe nga qendrat tregtare si në Kanada, Hong Kong, Indi, Katar, Singapor, Tajvan dhe SHBA.

Ka shumë mundësi që plani i internetit në eSIM është në dispozicion kudo që shkoni.

eSIM-in mund ta përdorni edhe nga një operator ekzistues. Në shumicën e rasteve, do të ishte e ngjashme me porositjen e një zëvendësimi për kartën tuaj fizike SIM. Ju duhet të kontaktoni operatorin tuaj ose, në disa raste, shkoni në një dyqan fizik, kështu që padyshim kërkon pak kohë.

Aventura nuk njeh kufij - As interneti celular me Airalo

Ja, pra: Pikërisht ashtu siç funksionon një eSIM. Mos harroni që ato janë në thelb karta fizike SIM të kthyera në karta digjitale. Si një çip i salduar në qarkun e telefonit tuaj, nuk e humbni asnjëherë. Plus, do të mund të ruani më shumë se një. Kjo do të thotë se keni qasje në planet lokale të internetit (thuajse) kudo që shkoni.

Është një zgjidhje me përfitim për të gjithë dhe po bëhet element kryesor për udhëtarët e shpeshtë. Eksploroni planet eSIM të Airalo këtu.


Je gati t'i provosh kartat eSIM dhe të ndryshosh mënyrën për të qëndruar i lidhur?

Shkarko aplikacionin Airalo për të blerë, për të menaxhuar dhe për të rimbushur kartat e tua eSIM kurdo dhe kudo!

Airalo | Download mobile app
Airalo | Use your Free Credit

Përdor kredit falas.

Mund të fitosh US$3 kredite në Airmoney duke shpërndarë kodin e referimit me miqtë.