Kartat ndërkombëtare SIM për iPhone-ët: Udhëzuesi i plotë

Që prej hedhjes në treg të iPhone-it origjinal në 2007, Apple ka qenë një prej pesë ofruesve më të mirë të smartfonëve në botë. Në fund të 2020, Apple zotëronte 13,9 % të tregut të smartfonëve në botë. E përkthyer do të thotë një në gjashtë veta në të gjithë botën.

Ndërkohë që është plotësisht e sigurt të merrni me vete iPhone-in tuaj (me kusht që të kryeni disa gjëra para kohe) në udhëtimet tuaja, jo gjithmonë tregohet qartë se keni opsione për shërbim jashtë.

Njëri prej këtyre opsioneve është karta ndërkombëtare SIM. (Jo, nuk është njësoj si një kartë lokale SIM!)

Këtu keni një vështrim nga afër të kartave ndërkombëtare SIM për iPhone-ët, ku tregohet se çfarë janë dhe si mund t'ju ndihmojnë të qëndroni të lidhur kudo që shkoni.

Çfarë është një kartë ndërkombëtare SIM?

Pavarësisht se çfarë duan shumë operatorë që njerëzit të besojnë, interneti apo të dhënat mobile nuk ndalojnë në kufijtë ndërkombëtarë. Infrastruktura e operatorit mund të ndalojë, por kjo sa vjen dhe po bëhet më pak e vërtetë me përparimin e teknologjisë celulari. 

Pra, po sikur të mund të aksesonit internetin mobil në rang ndërkombëtar me një kartë të vetme SIM – minus të gjitha tarifat e tepruara të roaming-ut që operatorët duan të shtojnë në faturën e tyre?

Me sa duket, mundeni.

Karta ndërkombëtare SIM është një kategori kartash SIM që punojnë kudo ku funksionon interneti mobil. Është një kartë, faturë, paketë interneti dhe numër telefoni. Disa shembuj përfshijnë:

Kartat ndërkombëtare SIM janë njëra prej mënyra të preferuara për shumë njerëz që udhëtojnë shpesh jashtë, kryesisht kur udhëtimet e tyre nuk janë të kufizuara ndaj një rajoni ose kontinenti specifik. 

Përfitimet e kartës ndërkombëtare SIM

Kartat ndërkombëtare SIM kanë shumë përfitime në krahasim me zgjidhje të tjera për internetin mobil gjatë udhëtimit. Përveç ngjeshjes së shërbimit celular për shumë vende në një kartë, ato:

  • Ofrojnë edhe mbulim më të mirë: Kartat ndërkombëtare SIM janë ideale për udhëtim. Ofrojnë zakonisht mbulim më të mirë se roaming-u ndërkombëtar ose kartat lokale SIM.
  • Kanë tarifa shumë të mira se roaming-u ndërkombëtar: Shpesh fatura e shoqëruar me një kartë ndërkombëtare SIM krahasohet me llogarinë tuaj në shtëpi.
  • I mbajnë të gjitha në një gjuhë: Nuk ka manipulime me ndërfaqet në gjuhët e huaja për të kuptuar saktë se çfarë përfshin një paketë.
  • Mund të menaxhohen online: Shumica e shërbimeve ofrojnë një portal për gjithçka.

Cili është ndryshimi mes një eSIM-i, një karte lokale SIM dhe një karte ndërkombëtare SIM për iPhone-ët?

Kartat ndërkombëtare SIM njihen më pak, por opsioni i volitshëm për udhëtarët dhe termi i tyre disi gjenerik ngatërrohet ende hera-herës. (Kërkoni "kartat ndërkombëtare SIM për iPhone-ët" në Google dhe mund të merrni udhëtime për përdorimin e iPhone-it tuaj jashtë, për shembull.)

Këtu keni një vështrim të shpejtë mbi ndryshimet mes eSIM-eve ndërkombëtare, kartave lokale SIM dhe kartave ndërkombëtare SIM për iPhone-ët.

1. Vazhdon të jetë një kartë fizike që do t'ju duhet ta blini para se të udhëtoni

Ndryshe nga Discover Global eSIM, karta ndërkombëtare SIM është kartë fizike. Kjo do të hotë se ju duhet ta blini dhe aktivizoni para se të niseni për udhëtim.

Ju rekomandojmë që të planifikoni të paktën një javë për dërgesën që të jetë kohë e mjaftueshme për situata që mund të lindin nga aktivizimi i saj.

Po ashtu, sigurohuni që iPhone-in ta keni të zhbllokuar. Kartat ndërkombëtare SIM nuk funksionojnë në një telefon të bllokuar si kartat e tjera SIM të palëve të treta.

2. Është një masë që bën për të gjitha - Nuk ka opsione për vende të caktuara

Karta ndërkombëtare SIM janë optimale për udhëtarët që vizitojnë frekuentisht shumë vende në botë. Ato janë të dizajnuar me qëllimin për të hequr stresin e gjetjes së një karte vendase SIM në çdo ndalesë ose problemin me operatorët kombëtarë që duan t'ju tarifojnë për përdorimin e internetit jashtë. Për shembull, Discover Global eSIM nga Airalo mbulon me qindra vedne, ndaj mund të provoni lidhje pa kufij.

Ato janë ideale për njerëzit në ekuipazhet e anijeve ose udhëtarët e biznesit që lëvizin nga njëra zyrë ndërkombëtare në tjetrën.

Megjithatë, nëse jeni nisur vetëm për një vend ose madje për një rajon, karta globale SIM mund jetë një përdorim i tepërt. Merrni parasysh nëse një kartë ndërkombëtare SIM ju bën të paguani ose jo për një shërbim që nuk ju nevojitet. Nëse është ashtu, karta specifike për atë vend ose madje një kartë rajonale eSIM mund të jetë një zgjedhje më e mirë.

3. Mund të përdorni një SIM ndërkombëtar me eSIM

Nëse keni një iPhone XR ose version më të ri, telefoni juaje mbështet eSIM-in. Kjo do të thotë se mund të bëni diçka tjetër me kartën tuaj ndërkombëtare SIM, ta përdorni së bashku me një eSIM.

Një paketë interneti eSIM-i mund t'ju sigurojë internetin në celular, nëse shpenzoni ca kohë në një zonë specifike. Mund t'ju ndihmojë të shmangni harxhimin e të dhënave të roaming-ut në kartën tuaj SIM ndërkohë që ju lejon të aksesoni internetin celular me tarifa lokale.

Po ashtu, meqenëse shumica e kartave ndërkombëtare SIM ju japin një numër telefoni, ju do të mund të kryeni thirrje ose shkruani mesazhe me tekst me atë numër kur të udhëtoni. Nëse ju duhet duhet karta juaj ndërkombëtare SIM për ca kohë, e keni të lehtë të aktivizoni ose çaktivizoni linjat në iPhone-in tuaj.

Këtu keni disa kleçka të tjera kur përdorni eSIM-in në iPhone.

Po konsideroni të merrni karta ndërkombëtare SIM për iPhone? Merrni një eSIM Global

Është krejtësisht e mundur të përdorni karta SIM me iPhone-ë. Karta kombëtare SIM mund të jetë një opsion i përshtatshëm, kosto efektiv në varësi të planeve tuaja të udhëtimit. Megjithatë, ka ende sfida që shoqërohen me kartat fizike SIM dhe udhëtimet jashtë. Nga heqja e kartës suaj aktuale SIM deri te marrja e kartës ndërkombëtare SIM që ju dërgohet në kohë, mbeten shumë gjëra për të menaxhuar.

Karta globale eSIM është shumë më e lehtë. Merrni një kartë globale eSIM nga Airalo dhe qëndroni të lidhur kurdo dhe kudo që dëshironi. Vërtet, çfarë ka për të mos dashur?


Je gati t'i provosh kartat eSIM dhe të ndryshosh mënyrën për të qëndruar i lidhur?

Shkarko aplikacionin Airalo për të blerë, për të menaxhuar dhe për të rimbushur kartat e tua eSIM kurdo dhe kudo!

Airalo | Download mobile app
Airalo | Use your Free Credit

Përdor kredit falas.

Mund të fitosh US$3 kredite në Airmoney duke shpërndarë kodin e referimit me miqtë.