Njoftim për shtyp: Airalo mblodhi 60 mln $ nga financimi i Seria B

Airalo cofounders

DELAUER, SHBA — Airalo, tregu i kartave eSIM që po revolucionarizojnë lidhjen globale, njoftoi sot realizimin me sukses të raundit të financimit të Seria B, duke mbledhur një shumë impresionuese prej 60 milionë $. Drejtuar nga e& capital, krahu i investimeve të e&, grupi teknologjik global, kjo i çon fondet e përgjithshme të Airalo-s në 67,3 milionë $. Antler Elevate, Liberty Global, Orange, T.Capital, Rakuten Capital, Singtel Innov8, Telefónica Ventures, Sequoia Capital India dhe SEA's (që tashmë njihet si Peak XV Partners) Surge, KPN Ventures, dhe I2BF Global Ventures ishin pjesë e grupeve prestigjoze të investitorëve që morën pjesë gjithashtu. Ky partneritet me investitorë të shumëllojshëm pasqyron njohjen në mbarë industrinë të punës transformuese të Airalo-s në bërjen e lidhjes globale të arritshme dhe të përballueshme për udhëtarët në të gjithë botën.

Ky përdorim i rëndësishëm i kapitalit do t'i japë shtysë planeve të rritjes së Airalo-s, përfshirë zgjerimin e komunitetit të tij rrezatues me miliona përdorues, shtimin e ekipit global dhe prezantimin e Airalo Partners, një zgjidhje novatore për lidhjen e përshtatur për bizneset dhe organizatat në të gjithë globin. Duke kombinuar teknologjinë më moderne dhe një qasje me në qendër përdoruesin, Airalo vazhdon të pajisë udhëtarët me qasje pa ndërprerje në rrjetet celulare, duke i transformuar udhëtimet e tyre në përvoja të paharrueshme.

Bashkëthemeluesit Abraham Burak dhe Bahadir Ozdemir shprehën mirënjohjen e tyre për ecurinë e kompanisë dhe mbështetjen e vazhdueshme të rrjetit të tyre të investitorëve që sa vjen e rritet, duke deklaruar "Gjatë viteve të kaluara, Airalo ka lehtësuar shqetësimet dhe ka përmirësuar përvojën e miliona udhëtarëve duke iu ofruar lidhje shumë të përballueshme dhe të arritshme në të gjithë botën. Ky partneritet i ri me investitorët do të bëjë të mundur që ta vazhdojmë më tej misionin tonë të krijimit të mundësisë për lidhje të menjëhershme në mbarë botën."

Që nga themelimi i tij në vitin 2019, Airalo ka ruajtur qendrueshmërinë në misionin e tij për të demokratizuar lidhjen globale, duke e bërë atë të arritshme dhe të përballueshme për udhëtarët në mbarë botën. Tregu i Airalo-s, i njohur si platforma më e madhe e kartave eSIM në botë, pajis përdoruesit me qasje të leverdisshme në paketat e kartave eSIM (karta SIM dixhitale), duke i lejuar ata të lidhen pa ndërprerje me rrjetet celulare në qindra destinacione në mbarë botën.

Me mbulim në mbi 200 vende dhe rajone, shërbimet e jashtëzakonshme të Airalo-s kanë fituar besimin e miliona përdoruesve në botë. Qasja e kompanisë që i jep përparësi punës në distancë ka mundësuar krijimin e një ekipi të talentuar dhe të shumëllojshëm me mbi 250 profesionistë që punojnë nga 44 vende dhe gjashtë kontinente. Ekipi i dedikuar përfshin një skuadër me partneritete globale, që nxit bashkëpunimet e fuqishme me biznese dhe organizata në mbarë botën. Si dëshmi e efektit të tij global, faqja e internetit dhe aplikacioni i Airalo-s janë të disponueshueshme në 22 gjuhë, me një plan për t'u zgjeruar dhe për të ofruar mbështetje në 53 gjuhë në të ardhmen e afërt. Aplikacioni i Airalo-s ka aktualisht një vlerësim të jashtëzakonshëm me 4.7 yje në App Store dhe 4.6 yje në Google Play Store, ndërkohë që është aplikacioni #1 në dyqanet e aplikacioneve celulare në shumë vende, duke konfirmuar më tej sa të kënaqur janë përdoruesit.

Pas raundit të suksesshëm të fondeve, e& capital ndau entuziazimin e tij për bashkimin e forcave me Airalo-n. "Jemi të lumtur të drejtojmë raundin e financimit të Seria B për Airalo-n, një kompani që ka bërë një rrugë të gjatë në 18 muajt e kaluar me fokus ofrimin e përvojës së jashtëzakonshme të klientëve. Kemi besim të plotë tek aftësitë e Airalo-s për të zgjeruar komunitetin e tyre të përdoruesve, për të fuqizuar ekipin e tyre gjithëpërfshirës dhe për të prezantuar produktin e tyre më të fundit, Airalo Partners, një zgjidhje novatore për lidhjen për biznesit dhe organizatat. Ne besojmë se Airalo ka potencialin të bëhet një element thelbësor për udhëtimet dhe jemi të emocionuar të mbështetim udhëtimin e tyre drejt krijimit të mundësisë për lidhjen e menjëhershme në mbarë botën," tha Kushal Shah, Drejtori i Menaxhimit të e& capital.

Trajektorja e mahnitshme e rritjes së Airalo-s dhe përkushtimi i pandalur për të transformuar përvojën e udhëtimit e ka pozicionuar si pionier dhe element thelbësor për udhëtimet. Me shtimin e kapitalit të ri dhe partneriteteve strategjike, Airalo është i përgatitur të përshpejtojnë zgjerimin e tij, duke bërë të mundur që udhëtarët në mbarë botën të jenë të lidhur pa ndërprerje, pavarësisht nga destinacioni.

Për pyetje nga shtypi, kontaktoni [email protected]

Rreth Airalo-s

Airalo, i themeluar në vitin 2019 nga Bahadir Ozdemir dhe Abraham Burak, është tregu i parë dhe më i madh i kartave eSIM në botë. Platforma ofron paketa të kartave eSIM për më shumë se 200 vende dhe rajone, duke bërë të mundur që udhëtarët të lidhen menjëherë me rrjetet celulare në destinacionet e tyre. Me miliona përdorues dhe një ekip global që mbulon 44 vende, Airalo po revolucionarizon lidhjen globale dhe po fuqizon udhëtarët në mbarë botën. 

Për të mësuar më shumë rreth Airalo, vizitoni www.airalo.com.

Rreth e& capital

e& capital është shtylla e investimeve të e& që investon në ide dhe njerëz që do të ndërtojnë një të ardhme dixhitale më të mirë dhe më të ndritshme. Ai mbështet bizneset teknologjike vizionare, duke i ndihmuar të rriten dhe duke u mundësuar ecuri të rëndësishme që e çon përpara këtë botë.

e& capital investon në biznese të reja që guxojnë të shkaktojnë përçarje dhe të sfidojnë mënyrën si bëhen gjërat, sepse besojnë në diçka më të mirë. Ai bashkëpunon me sipërmarrës të guximshëm që i shndërrojnë idetë e tyre të mëdha në bizneset drejtuese të së nesërmes. 

Për të mësuar më shumë rreth e& capital, vizitoni https://eand.com/en/capital.jsp


Je gati t'i provosh kartat eSIM dhe të ndryshosh mënyrën për të qëndruar i lidhur?

Shkarko aplikacionin Airalo për të blerë, për të menaxhuar dhe për të rimbushur kartat e tua eSIM kurdo dhe kudo!

Airalo | Download mobile app
Airalo | Use your Free Credit

Përdor kredit falas.

Mund të fitosh US$3 kredite në Airmoney duke shpërndarë kodin e referimit me miqtë.