Airalo ka misionin të ofrojë lidhshmëri globale me internet për të gjithë udhëtarët. Ne ofrojmë Platformën dhe Shërbimet tona nën entitetin AirGSM Pte Ltd, një kompani e regjistruar në Singapor në 6 Raffles Blvd, #03-308 Marina Square, Singapore 039594. Ne operojmë si një agregator dhe treg i shërbimeve të lidhshmërisë. Me fjalë të tjera: ne zbulojmë se cilët janë ofruesit më të mirë të shërbimeve të lidhshmërisë me internet për çdo vend apo rajon të veçantë dhe i bëjmë shërbimet e tyre të disponueshme për klientët tanë përmes tregjeve të Airalo-s. Kështu, ne jemi në gjendje të ofrojmë eSIM-e për t'ju lejuar të mbeteni të lidhur në më shumë se 200 shtete në botë.
Para përdorimit të Shërbimeve (eSIM-et dhe shërbimet përkatëse të mbështetjes të ofruara nga ne) ose Platformës sonë (faqja jonë e internetit, faqet e menaxhuara nga Airalo dhe të vendosura në platformat e mediave sociale dhe aplikacioni), ne kërkojmë që të lexoni kushtet e zbatueshme për përdorimin tuaj dhe politikat që zbatohen. Këto përfshijnë:
(këtyre do t'u referohemi të gjithave si “Kushtet”)
Përdorimi i Shërbimeve dhe Platformës sonë është i kushtëzuar nga pranimi i Kushteve tona. Pra, nëse nuk i pranoni ose nuk mund t'i respektoni ato, nuk duhet të hyni ose të përdorni Shërbimet ose Platformën tonë. Ju pajtoheni me këto kushte duke përdorur Platformën ose Shërbimet tona, ose duke shfletuar ose klikuar në ndonjë përmbajtje, duke u regjistruar, ose duke përdorur aplikacionin tonë.
Herë pas here ne mund t'i përditësojmë Kushtet tona. Ne do të bëjmë më të mirën tonë për t'ju njoftuar nëse ndryshimet janë madhore. Çdo ndryshim do të hyjë në fuqi nga data e publikimit të tij, pra, nëse nuk dëshironi më t'i pranoni Kushtet tona atëherë duhet ta ndaloni përdorimin e Shërbimeve ose Platformës sonë pas përditësimit të Kushteve.
Palët e treta. Në masën që Shërbimet ose Platforma jonë përfshijnë lidhje me një faqe interneti të palës së tretë ose platformë mediash sociale ose hostohen nga një e tillë (për shembull, ofruesit tanë të shërbimeve të pagesave, Facebook, ose Instagram) dhe ka kushte të veçanta përdorimi në lidhje me atë faqe interneti ose platformë mediash sociale, ju pajtoheni të respektoni ato përveç këtyre Kushteve.
Ndarja e informacionit me Airalo-n. Privatësia juaj është e rëndësishme për ne. Të dhënat personale që ne mbledhim për ju ndërsa përdorni Shërbimet ose Platformën tonë do të trajtohen në përputhje me Politikën tonë të privatësisë dhe Politikën e kukive.
Të drejtat e pronësisë intelektuale. Të gjitha të drejtat e pronësisë intelektuale në Platformën dhe Shërbimet tona janë në pronësi ose të licencuara për Airalo-n. Kjo përfshin të drejtat e autorit (duke përfshirë softuerin tonë kompjuterik), markat tregtare, dijenitë teknike, sekretet tregtare, dhe dizajnin, përmbledhjen, dhe pamjen dhe ndjenjën e Platformës sonë, (së bashku, “të drejtat e pronësisë intelektuale”). Në përdorimin e Platformës dhe Shërbimeve tona, ju pajtoheni ta bëni këtë vetëm për qëllimin e tyre të synuar, dhe në përputhje me këto Kushte. Ne vlerësojmë shumë komentet tuaja për Shërbimet dhe Platformën tonë. Kur na bëni komente, ne mund të zgjedhim t'i përfshijmë ato në Shërbimet ose Platformën tonë dhe ju konfirmoni se nuk lind asnjë e drejtë pronësie intelektuale në lidhje me këto komente dhe nuk do t'ju takojë asnjë kompensim.
Mohimi i përgjegjësisë. PËRVEÇ KUR ËSHTË E KUFIZUAR NGA LIGJI, NË ASNJË RAST NUK DO TË JEMI PËRGJEGJËS NDAJ JUSH PËR NDONJË DËMTIM TË TËRTHORTË, KONSEKUENT, SHEMBULLOR, RASTËSOR OSE NDËSHKUES, DUKE PËRFSHIRË FITIMET E HUMBURA, EDHE NË QOFTË SE JEMI NJOFTUAR PËR MUNDËSINË E DËMTIMEVE TË TILLA. NË MASËN QË NE DËSHTOJMË T'I RESPEKTOJMË KËTO KUSHTE, NE DO TË JEMI PËRGJEGJËS PËR HUMBJEN DHE DËMTIMIN TUAJ TË PARASHIKUESHËM, DHE PËRGJEGJËSIA JONË DHE E FILIALEVE TONA E PLOTË AGREGATE NDAJ JUSH NË ÇFARËDO RRETHANE ËSHTË E KUFIZUAR NË SHUMËN TOTALE PREJ 100.00 USD (NJËQIND DOLLARË AMERIKAN).
SHËRBIMET DHE PLATFORMA JONË OFROHEN ASHTU SIÇ JANË DHE KUR JANË TË DISPONUESHME. NË VEÇANTI, NE NUK GARANTOJMË SE ATO DO TË JENË TË DISPONUESHME GJITHË KOHËS, AS CILËSINË E LIDHJEVE DHE RRJETEVE BAZË. NË MASËN E LEJUAR NGA LIGJI, NE PËRJASHTOJMË TË GJITHA KUSHTET, GARANCITË, PËRFAQËSIMET OSE KUSHTET E TJERA TË NËNKUPTUARA QË MUND TË ZBATOHEN PËR OFRIMIN E SHËRBIMEVE DHE FAQES SONË TË INTERNETIT. NË MASËN E LEJUAR NGA LIGJI, JU DO TË NA KOMPENSONI NE DHE DREJTORËT, ZYRTARËT, PUNONJËSIT, DHE KONTRAKTORËT TANË PËR ÇFARËDO PROCESI LIGJOR TË PALËS SË TRETË (DUKE PËRFSHIRË VEPRIMET NGA AUTORITETET QEVERITARE) QË LINDIN NGA OSE NË LIDHJE ME PËRDORIMIN TUAJ TË PALIGJSHËM TË SHËRBIMEVE TONA OSE SHKELJEN E KËTYRE KUSHTEVE.
Ligji rregullues dhe gjykatat. Pavarësisht nga vendi nga i cili hyni në Shërbimet ose Platformën tonë, këto Kushte dhe çdo mosmarrëveshje ose pretendim që lind nga ose në lidhje me to ose përmbajtjen e tyre do të rregullohen dhe interpretohen në përputhje me ligjet e Anglisë dhe Uellsit, dhe gjykatat e Anglisë dhe Uellsit do të kenë juridiksion ekskluziv.
Heqja dorë nga padia kolektive. Ju pranoni se hiqni dorë nga e drejta për të marrë pjesë si paditës si anëtar i një procesi padie kolektive. Çdo proces për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve duhet të zhvillohet në bazë individuale, dhe jo në një padi kolektive, të konsoliduar ose përfaqësuese.
Zbatimi i Kushteve. Nëse ka ndonjë pjesë të këtyre kushteve që as ju, as ne nuk jemi në gjendje ta zbatojmë ligjërisht, ajo pjesë do të injorohet në masën që është e pazbatueshme, por gjithçka tjetër do të mbetet e zbatueshme.
Kontakti me ne. Nëse keni ndonjë pyetje për këto Kushte, kontaktoni [email protected]. Nëse keni nevojë për mbështetje në lidhje me Shërbimet ose Platformën, kontaktoni me email [email protected], ose kontaktoni me ne përmes funksioneve të mbështetjes të disponueshme në aplikacion.
…………………………………………………………………………..
Këto “Kushte përdorimi të Shërbimeve tona” do të zbatohen kur jeni përdorues i Shërbimeve tona dhe duhet të lexohen përkrah kushteve të tjera që zbatohen për ju.
Pajisja juaj. Për të hyrë në Shërbimet tona, duhet të keni një pajisje pa bllokim rrjeti, të përputhshme me eSIM-e, për të cilën duhet të jeni përdorues i vetëm përgjegjës. Disa informacione për t'ju ndihmuar me këtë mund të gjenden në Qendrën e ndihmës.
Llogaria juaj në Airalo. Llogaria juaj Airalo është personale për ju, dhe nuk mund të caktohet ose transferohet tek dikush tjetër pa miratimin paraprak me shkrim të Airalo. Ne rezervojmë të drejtën për të pezulluar ose mbyllur llogarinë tuaj në çdo kohë, sipas gjykimit tonë të vetëm. Kjo mund të ndodhë në situata kur, për shembull, kemi një shqetësim sigurie ose nëse mendojmë se keni shkelur Kushtet tona. Ne do t'ju njoftojmë nëse e bëjmë këtë. Kur keni shkelur Kushtet tona ose keni përdorur Shërbimet tona në një mënyrë që është kundër Politikës sonë të përdorimit të pranueshëm, nuk do të keni të drejtë për rimbursim dhe ne mund të pezullojmë ose mbyllim llogarinë tuaj në Airalo.
Çmimet dhe pagesat. Ne zakonisht i përpunojmë pagesat në dollarë amerikanë ($). Ne mund të mbështesim monedha të tjera, por e bëjmë këtë sipas gjykimit tonë të vetëm. Çmimet për Shërbimet tona nuk përfshijnë taksat ose ndonjë tarifë shtesë të zbatueshme, të cilat mund të shtohen bazuar në adresën tuaj të faturimit kur bëni një pagesë.
Rimbursimet. Mund të gjeni më shumë detaje për rrethanat në të cilat keni të drejtë për rimburshim te "Qendra e ndihmës".
Përfundimi dhe pezullimi. Ne zgjedhim ofruesit më të mirë dhe më të besueshëm të shërbimeve për të punuar me ta, në mënyrë që të keni përvojën më të besueshme të mundshme. Kjo do të thotë se, herë pas here, ne mund të na duhet të ndalojmë bashkëpunimin me një ofrues shërbimi kur ata nuk përmbushin standardet që presim. Kjo mund të rezultojë në përfundimin ose pezullimin e Shërbimeve që janë blerë nga ju. Kur kjo ndodh, referojuni seksionit të rimbursimeve te "Qendra e ndihmës" për informacion të mëtejshëm.
……………………………………………………………………………………
Ju duhet të respektoni sa vijon kur hyni në Platformën ose Shërbimet tona:
Fjalëkalimi dhe kredencialet. Ju jeni përgjegjës për ruajtjen e sigurt të fjalëkalimit dhe kredencialeve tuaja. Nëse keni arsye të besoni se fjalëkalimi dhe kredencialet tuaja nuk janë më të sigurta, ndryshoni fjalëkalimin menjëherë dhe na njoftoni për problemin duke na kontaktuar në [email protected].
Dyshime? Nëse dyshoni se një përdorim i veçantë i Platformës ose Shërbimeve nuk është në përputhje me këtë "Politikë përdorimi të pranueshëm", kontaktoni ekipin tonë të mbështetjes. Megjithatë, ju mbeteni i vetmi përgjegjës për respektimin e çdo ligji vendor të zbatueshëm në lidhje me përdorimin tuaj të Shërbimeve.
………………………………….
Zbatueshmëria. Rimbursimet nga Airalo janë të disponueshme vetëm nëse keni blerë Shërbime drejtpërdrejt nga Airalo. Kur keni blerë Shërbime nga një palë e tretë, duhet të kontaktoni atë palë të tretë në lidhje me çdo kërkesë rimbursimi që mund të keni.
E drejta ligjore e tërheqjes. Nëse po blini Shërbimet si konsumator, keni të drejtën ligjore për t'u tërhequr njëanshëm nga blerja juaj brenda 14 ditëve. E drejta juaj për t’u tërhequr nga blerja skadon më herët ndërmjet: 14 ditëve pas kryerjes së blerjes ose ditës kur aktivizohet eSIM-i. Vini re se nuk do të jeni në gjendje të ushtroni të drejtën tuaj të tërheqjes për një eSIM që keni filluar tashmë ta përdorni.
Zëvendësimet dhe rimbursimet. Nëse i keni aktivizuar Shërbimet, por nuk mund t’i përdorni për shkak të një gabimi ose mungese nga ana e Airalo-s, ose sepse Airalo ka vendosur ta tërheqë Shërbimin, ne do t’ju ofrojmë ose një Shërbim zëvendësues, ose një rimbursim të plotë të shumës që keni paguar për Shërbimin, sipas zgjedhjes suaj. Kjo, megjithatë, varet nga sa vijon:
Kur keni konsumuar pjesërisht kreditin për Shërbimet për të cilat po kërkoni rimburshim, ne do të rimbursojmë vetëm një shumë të barabartë me pjesën e papërdorur të Shërbimeve.
Asnjë rimbursim/zëvendësim. Ju nuk do të keni të drejtë për rimbursim ose zëvendësim të Shërbimeve në ndonjë situatë tjetër.
Si të aplikoni për rimbursim. Mund të paraqisni një kërkesë rimbursimi tek ekipi ynë i mbështetjes ose duke dërguar email në [email protected] ose duke përdorur bisedën në aplikacion ose të bazuar në ueb të disponueshme për ju. Ekipi ynë i mbështetjes mund t'ju kërkojë të jepni më shumë informacione për të mbështetur kërkesën tuaj për rimbursim, si pamje të ekranit të cilësimeve të pajisjes. Kur ju takon një rimbursim, do të keni opsionin ta merrni atë në formën e Airmoney, që është një monedhë shpërblimi në aplikacion që mund të përdoret për qëllime të ardhshme, ose kredit përmes metodës tuaj origjinale të pagesës. Vini re se mund të duhet deri në 30 ditë pune që krediti të arrijë tek ju përmes metodës tuaj origjinale të pagesës.
Blerje të paautorizuara. Nëse dyshoni se janë bërë blerje të paautorizuara me llogarinë tuaj, duhet të njoftoni menjëherë ekipin tonë të mbështetjes. Airalo ruan të drejtën të pezullojë çdo llogari të shoqëruar me aktivitetin mashtrues. Nëse një rimbursim është i pagueshëm është vetëm në gjykimin e Airalo-s.
Tarifa të pasakta. Nëse besoni se jeni tarifuar me një shumë të pasaktë për Shërbimet që janë ofruar nga Airalo, kontaktoni ekipin tonë të mbështetjes brenda 30 ditëve nga marrja e një tarife të tillë, duke dhënë detaje se pse besoni se shuma e faturuar është e pasaktë. Ne pastaj do të hetojmë. Nëse një rimbursim është i pagueshëm është vetëm në gjykimin e Airalo-s.
Mund të fitoni USD $3.00 në Airmoney duke ndarë kodin e referimit me shoqërinë.