Airalo

Të drejton te faqja kryesore e Airalo-s.

Shfaq artikujt e ngjashëm

Nuk e skanoj dot kodin tim QR

Nëse nuk e skanoni dot kodin e ofruar QR, mund ta instaloni kartën eSIM duke futur detajet e instalimit të kartës eSIM manualisht nëse keni një pajisje Android. Për pajisjet iOS, mund të zgjidhni Metodën direkte për instalimin e kartës eSIM në të njëjtën pajisje ose metodën manuale. Nëse dëshironi, mund të vazhdoni me instalimin e kartës eSIM manualisht duke ndjekur hapat më poshtë:

Në iOS:

  1. Shkoni te skeda Kartat e mia eSIM për të gjetur detajet e Instalimit manual nëpërmjet aplikacionit ose faqes së internetit.
  2. Shkoni te “Parametrat” në pajisjen tuaj.
  3. Shkoni te Celular/Telefon celular.
  4. Shtoni Planin celular.
  5. Zgjidhni Fut detajet manualisht. Do t'ju kërkohet të futni:
  • SM-DP+ Adresën
  • Kodin e aktivizimit
  • Kodin e konfirmimit (nëse ka)
  1. Aktivizoni kartën tuaj eSIM te Plani celular.
  2. Zgjidhni kartën tuaj eSIM për Cellular/Mobile Data.
  3. Aktivizoni Data Roaming (Ju lutemi çaktivizoni linjën tuaj kryesore për të shmangur tarifat e roaming nga operatori juaj ofrues kur jeni jashtë shtetit).
  4. Konfiguroni një APN (emër i pikës së hyrjes) në pajisjen tuaj nëse kërkohet. Nëse kërkohen parametrat e APN-së për kartën tuaj eSIM, mund të gjeni detajet e APN-së te detajet e instalimit të kartës eSIM.

Në Android:

  1. Shkoni te skeda Kartat e mia eSIM për të gjetur detajet e Instalimit manual nëpërmjet aplikacionit ose faqes së internetit.
  2. Shkoni te “Parametrat” në pajisjen tuaj.
  3. Prekni te Rrjeti dhe Interneti.
  4. Prekni ikonën Shto pranë Rrjetit celular.
  5. Prekni Tjetër kur t'ju kërkohet, “Nuk keni kartë SIM?”.
  6. Prekni Fut kodin manualisht. Do t'ju kërkohet të futni informacionin e kodit QR (SM-DP+Adresa) të disponueshme në skedën e instalimit manual në faqen e instalimit të kartës eSIM.
  7. Aktivizoni kartën tuaj eSIM te Rrjeti celular.
  8. Aktivizo "Internetin celular".
  9. Aktivizoni Data Roaming (Ju lutemi çaktivizoni linjën tuaj kryesore për të shmangur tarifat e roaming nga operatori juaj ofrues kur jeni jashtë shtetit).
  10. Konfiguroni një APN (emër i pikës së hyrjes) në pajisjen tuaj nëse kërkohet. Nëse kërkohen parametrat e APN-së për kartën tuaj eSIM, mund të gjeni detajet e APN-së te detajet e instalimit të kartës eSIM.

Nëse keni pyetje, mos ngurroni të kontaktoni ekipin e mbështetjes.