Airalo

Të drejton te faqja kryesore e Airalo-s.

Shfaq artikujt e ngjashëm

Si mund t'i përdor thirrjet dhe mesazhet me eSIM-in?

Disa ofrues të eSIM-eve në Airalo përfshijnë aftësinë për të bërë thirrje dhe dërguar mesazhe (SMS). Nëse ke probleme me bërjen e thirrjeve dhe dërgimin e mesazheve me eSIM-in, arsyet mund të jenë disa.

A i përfshin eSIM-i im thirrjet dhe mesazhet?

Edhe pse Airalo ofron eSIM-e me thirrje dhe mesazhe, shumë prej tyre përfshijnë vetëm internetin.

Te "Lloji i planit" mund të shohësh nëse eSIM-i yt përfshin thirrje dhe telefonata tek informacioni shtesë.

Planet "Internet, zë dhe mesazhe" përfshijnë thirrje dhe mesazhe. Planet "Vetëm internet" nuk përfshijnë thirrje dhe mesazhe.

Ku mund ta gjej nëse eSIM-i përfshin thirrje dhe mesazhe?

Përpara se të blesh një eSIM, gjej informacionet shtesë përpara se të kryesh pagesën. 

Pasi të blesh një eSIM, mund të shkosh tek "eSIM-et e mia" dhe të zgjedhësh eSIM-in përkatës. Te "Shfaq më shumë", do të gjesh informacionet shtesë.

A mund t'i përdor aplikacionet e dërgimit të mesazheve për të bërë thirrje me eSIM-et vetëm me internet?

Po, zakonisht mund t'i përdorësh aplikacionet e dërgimit të mesazheve si WhatsApp-i, Telegram-i dhe Signal-i për të bërë thirrje me eSIM-et vetëm me internet. Këto aplikacione zakonisht përdorin vetëm internet.

Pse nuk po funksionon eSIM-i im me thirrje dhe mesazhe?

Nëse eSIM-i yt përfshin thirrje dhe mesazhe, provo sa më poshtë nëse ke probleme me dërgimin ose marrjen e thirrjeve dhe mesazheve:

1. Sigurohu që e ke instaluar eSIM-in. Duhet të arrish ta shohësh te cilësimet e pajisjes.
2. Sigurohu që eSIM-i është zgjedhur për thirrje dhe mesazhe. Ndiq hapat tek udhëzimet e instalimit.
3. Sigurohu që je në zonën e mbulimit të eSIM-it. Kjo është e vetmja vendndodhje ku eSIM-i funksionon.

Nëse i ke bërë të gjitha më sipër, provo të zgjedhësh rrjetin e eSIM-it manualisht. eSIM-i do të lidhet me një rrjet në zonën e mbulimit. Ndonjëherë, mund të lidhet me disa rrjete. Zakonisht, zgjedh automatikisht rrjetin më të fortë të disponueshëm, por mund të lidhet pa dashje me një rrjet më të dobët.

Shko te të dhënat e eSIM-it për të gjetur listën e rrjeteve të disponueshme për eSIM-in tënd. Ndiq hapat për të zgjedhur manualisht rrjetin e duhur nëpërmjet cilësimeve të rrjetit celular të pajisjes. Shpesh, kjo ndihmon me zgjidhjen e problemeve me thirrjet ose SMS-të.

Pasi të kesh bërë ndryshime, rindiz pajisjen nëse vazhdon të kesh probleme.

Si të bëj thirrje dhe të dërgoj mesazhe ndërkombëtare me eSIM-in?

Përfshi gjithmonë prefiksin e shtetit për të bërë thirrje ndërkombëtare ose për të dërguar mesazhe me eSIM-in. Sigurohu që të futësh numrat e telefonit me shenjën e plusit (+).

- I saktë: +1 555 123 4567
- I pasaktë: 001 555 123 4567 ose 0555 123 4567

Nëse prefiksi i zonës fillon me një zero, hiqe zeron kur bën thirrje ndërkombëtare.

- E saktë: +30 73 1234 5678
- E pasaktë: +30 073 1234 5678

Si mund ta telefonojnë os dërgojnë mesazh njerëzit eSIM-it tim Discover+?

Kur telefonon një eSIM Discover+, do të të duhet të përfshish sa më poshtë:

- Një shenjë plusi (+)
- Prefiksin e shtetit të eSIM-it (përgjithësisht “+1”)
- Numrin e telefonit

Nuk ke pse e modifikon ose ta futësh prefiksin e shtetit veçmas. 

Nëse ke akoma pyetje, ekipi i mbështetjes është këtu për ty. Jemi në dispozicion 24/7 dhe gjithmonë gati për t'ju ndihmuar.