Si ta instaloj dhe konfiguroj një kartë eSIM në pajisjen time Android?

Përpara se ta instalosh, sigurohu që pajisja jote:

Si të përgatitesh përpara se të instalosh eSIM-in?

  1. Hyr në llogarinë në Airalo
  2. Shko te "eSIM-et e mia"
  3. Zgjjidh eSIM-in që dëshiron të instalosh
  4. Hap udhëzimet e instalimit. Në varësi të versionit të aplikacionit, mund të shohësh:
    • "Shiko udhëzimet e instalimit", ose
    • "Si ta përdorësh eSIM-in" > "Si ta instalosh eSIM-in"
  5. Zgjidh mënyrën e preferuar të instalimit: Direkt, me kod QR, ose manuale

Për cilësimet e lidhjes, hap të njëjtin eSIM dhe shiko poshtë "Si ta përdorësh eSIM-in" > "Si të lidhesh" (ose "Shiko udhëzimet e instalimit" > "Pjesa 2/2").

Si ta instaloj eSIM-in direkt në një pajisje me Android?

Disa modele me Android e pranojnë instalimin direkt nga aplikacioni Airalo. Nëse ofrohet, zgjidh "Direkt" > "Instalo eSIM-in" dhe ndiq hapat në ekran.

Si ta instaloj një eSIM me kodin QR në një pajisje me Android?

  1. Në aplikacionin Airalo, zgjidh opsionin me kod QR (mund ta ndash me një pajisje tjetër ose ta printosh)
  2. Hap "Cilësimet" në pajisje
  3. Zgjidh "Rrjeti dhe interneti"
  4. Zgjidh + "Shto rrjetin celular" (ose "Shto eSIM-in")
  5. Kur të pyetesh "Nuk ke një kartë SIM?", zgjidh "Para"
  6. Skano kodin QR dhe fut kodin e konfirmimit nëse kërkohet
  7. Kthehu te "Rrjeti celular" dhe aktivizo eSIM-in
  8. Aktivizo "Internetin celular"
  9. Aktivizo "Data roaming" (çaktivizo linjën kryesore për të shmangur tarifat e roaming-ut kur je jashtë shtetit)
  10. Nëse të kërkohet, konfiguro APN-në (Emri i pikës së aksesit) duke përdorur të dhënat nga aplikacioni Airalo

Si ta instaloj eSIM-in manualisht në një pajisje me Android?

  1. Tek aplikacioni Airalo, zgjidh opsionin "Manual"
  2. Kopjo Adresën SM-DP+ dhe kodin e ekativizimit (dhe kodin e konfirmimit nëse ka)
  3. Hap "Cilësimet" në pajisje
  4. Zgjidh "Rrjeti dhe interneti"
  5. Zgjidh + "Shto rrjet celular" (ose "Shto eSIM-in")
  6. Kur të pyetesh "Nuk ke një kartë SIM?", zgjidh "Para"
  7. Zgjidh "Fut kodin manualisht" dhe fut Adresën SM-DP+ dhe kodin e aktivizimit nga aplikacioni Airalo
  8. Kthehu te "Rrjeti celular" dhe aktivizo eSIM-in
  9. Aktivizo "Internetin celular"
  10. Aktivizo "Data roaming" (çaktivizo linjën kryesore për të shmangur tarifat e roaming-ut kur je jashtë shtetit)
  11. Nëse të kërkohet, konfiguro APN-në (Emri i pikës së aksesit) duke përdorur të dhënat nga aplikacioni Airalo

Këshillë e rëndësishme

Pasi të instalohet eSIM-i nëpërmjet mënyrës direkte, me kod QR, ose manuale, mund ta përfundosh konfigurimin më lehtë duke zgjedhur shkurtoret e "Cilësimeve" në aplikacionin Airalo te hapat e "Aksesi tek interneti".

Çfarë ndodh pas instalimit?

Pasi të instalohet dhe të zgjidhet për internet, eSIM-i do të lidhet automatikisht me një rrjet të mbështetur celular.

Nëse të duhet më shumë ndihmë, kontakto ekipin e mbështetjes dhe do të jemi të gatshëm të të ndihmojmë.

Pyetje të ngjashme

Tema të tjera

Të drejtat e autorit Airalo © 2021
  • x