Po has mesazhin e gabimit “Nuk mund ta përfundojmë ndryshimin e planit celular”

Mesazhi i gabimit "Nuk mund ta përfundojmë ndryshimin e planit celular" lidhet me dështimin e instalimit që mund të jetë shkaktuar nga faktorë të ndryshëm si më poshtë: 1. Janë instaluar shumë karta eSIM në pajisje. Pajisjet që pranojnë karta eSIM ju lejojnë të instaloni disa karta eSIM, por në varësi të modelit të pajisjen, numri i kartave eSIM që mund të keni aktive njëkohësisht mund të variojë. Për shembull, iPhone-at mund të mbajnë 5 deri në 10 karta eSIM në varësi të hapësirës së magazinimit të pajisjes. Për më shumë informacion, kontaktoni prodhuesin e telefonit.
  •  Nëse e konfirmoni që keni maksimizuar hapësirën e magazinimit të kartave eSIM të pajisjes. Mund t'i hiqni kartat e vjetra eSIM nga pajisja. Mund t'i shihni udhëzimet në lidhje me mënyrën si hiqen kartat eSIM këtu: Si mund ta heq një kartë eSIM nga pajisja ime?
2. Interneti celular është çaktivizuar te parametrat e pajisjes 3. Po provoni të instaloni një kartë eSIM që është instaluar tashmë: shumica e kartave eSIM mund të instalohen vetëm një herë.
  • Mund ta verifikoni nëse karta eSIM është instaluar në pajisjen tuaj duke shkuar te "Parametrat" > "Të përgjithshme"> "Rreth"> Zbrisni poshtë për të gjetur ICCID-në (është një numër me 20 shifra që fillon me 89XXXXXXXXXXXXXXXXXX dhe mbaron me një numër të rastësishëm shtesë). Nëse e konfirmoni që ICCID-ja është instaluar, mund të jetë nevoja të bëni disa rregullime për t'u lidhur. Referojuni faqes së instalimit të kartës eSIM për të gjitha detajet.
4. Lidhje e dobët kur përpiqeni të instaloni kartën eSIM. Kjo ndodh shpesh kur përdorni wi-fi-në e anijes ose wi-fi publike. Nëse problemi vazhdon, kontaktoni ekipin e mbështetjes.

Pyetje të ngjashme

Tema të tjera

Ju duhet akoma ndihmë?

Na kontaktoni dhe ekipi ynë i mbështetjes së klientit do t'ju kontaktojë sa hap e mbyll sytë.
Na dërgoni një mesazh
Të drejtat e autorit Airalo © 2021
  • x