Kur mund të përdorni të njëjtën kartë eSIM?

Kur mund të përdorni të njëjtën kartë eSIM:

  • Karta eSIM ka opsione paketash interneti me rimbushje në dispozicionin tuaj që mund t’i blini.
  • E keni akoma kartën eSIM të instaluar në pajisje.
  • Do ta përdorni kartën eSIM në shtetin ose shtetet e mbështetur/a
Kur blini një kartë eSIM, do ta shihni nëse kjo kartë eSIM ka një paketë rimbushjeje të disponueshme. Nëse planifikoni të përdorni të njëjtën kartë eSIM sërish, mos e fshini kartën eSIM.  Mund ta lini të instaluar dhe thjesht ta ÇAKTIVIZONI te "Planet e internetit celular" kur nuk e përdorni. Mund të vazhdoni të shtoni një paketë interneti me rimbushje te karta juaj eSIM për aq kohë sa ka paketa interneti me rimbushje të disponueshme.  Për të mësuar si të rimbushni një kartë eSIM, shikoni “Si mund të rimbushni një eSIM?” Kini parasysh që mund të përdorni kartën tuaj eSIM dhe paketat e internetit vetëm për shtetin e mbështetur

Kur nuk mund të përdorni të njëjtën kartë eSIM:

  • Nuk ka opsione rimbushjeje të disponueshme.
  • Planifikoni ta përdorni kartën tuaj eSIM për një shtet tjetër nga ai që e keni përdorur më parë dhe shteti nuk mbështetet. 
Nëse nuk ka opsione rimbushjeje të disponueshme për kartën tuaj eSIM, atëherë është njëpërdorimshme. Mund ta hiqni kartën eSIM në mënyrë të sigurt nga pajisja juaj pas përdorimi ose skadimit të paketës së internetit. [A mund ta heq kartën time eSIM nga pajisja? - Qendra e ndihmës së Airalo-s] Kur dëshironi ta përdorni kartën tuaj eSIM në një shtet tjetër, sigurohuni që karta eSIM dhe paketat e internetit e mbështetin shtetin ku do të shkoni. Përndryshe, nuk do të jeni në gjendje ta përdorni. Si referencë:
  • Kartat eSIM lokale mbështesin vetëm një shtet.
  • Kartat eSIM rajonale dhe globale mbështetin disa shtete.
Nëse keni pyetje, mos ngurroni të kontaktoni ekipin e mbështetjes.

Pyetje të ngjashme

Tema të tjera

Ju duhet akoma ndihmë?

Na kontaktoni dhe ekipi ynë i mbështetjes së klientit do t'ju kontaktojë sa hap e mbyll sytë.
Na dërgoni një mesazh
Të drejtat e autorit Airalo © 2021
  • x